Skuadra e Tiranës do të luajë në transfertë kundër Naftëtarit në ndeshjen e fundit për këtë vit.
Para kësaj ndeshjeje, futbollisti brazilian i bardhebluve, Wellyson Oliveria ka shkruar një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku falenderon zotin për arritjet e këtij viti.
Nesër do të luajmë ndeshjen e fundit të vitit!! Çfarë viti fantastik!! Faleminderit Jezus për çdo arritje në jetën time profesionale, për dy titujt që Zoti mi dha këtë vit! Faleminderit për mundësitë që më ke dhënë! Faleminderit zot për 2017 e mrekullueshme që më dhe në 2018 kjo lumturi dhe ky gëzim të vazhdojë në jetën time. Faleminderit Jezus", ka shkruar Ëellyson.
Kujtojmë që Wellyson u godit me shkop gome nga policia, në ndeshjen e Kupës, kundër Vllaznisë.

 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       