Kukësi starton sot kampionatin e vështirë dhe nën presion për mbrojtjen e titullit kampion të fituar në 2016/2017.
Ndeshja e parë e verilindorëve do të luhet ditën e sotme në "Zeqir Ymeri" dhe kjo do jetë edhe hapëse e këtij sezoni të Superligës. Kuksianët do të presin Kamzën e cila nuk duhet nënvlersuar pasi në merkato ka qenë tepër aktive duke bërë mjaft afrime interesante.
Në seancën e fundit stërvitore në Kukës është lënë për t’u kuptuar edhe se cili do të jetë formacioni që do të luajë ndaj Kamzës, teksa ka rënë në sy ulja në stol e Rauf Alijev, lojtarit më të paguar në ekip.
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Imami, Kërkotiç, Musolli, Zeqiri, Shtubina, Bakaj, Guri
Trajner: Mlladen Milinkoviç
