
Superliga e Kosovës luajti sot 3 ndeshje.
Feronikeli barazoi 2-2 me Ulpianën.
Dukagjini mori një fitore të vyer ndaj Llapit. Dukagjinisit triumfuan 1-2 ndaj Llapit, me 3 pikët e marra që mbajnë në lojë ekipin për mbijetesën.
Gjilani nuk ishte në një ditë të mirë sot. Gjilanisit barazuan 0-0 në Malishevë, në një sfidë për t’u harruar për ta.
Këto takime vlenin për javën e 26-të të kampionatit, sakaq nesër do luhen të tjera “beteja” të kësaj xhiroje.
Sa i përket rënditjes, 3 vendet e para mbahen nga Ballkani, Gjilani dhe Drita. Tabela përmbyllet nga modestët e Feronikelit, Ulpianës dhe Dukagjinit.
Rezultatet:
Feronikeli 2-2 Ulpiana
Malisheva 0-0 Gjilani
Llapi 1-2 Dukagjini
Poll