Nuk ka dyshime, ky është sezoni më i mirë në karrierë për sulmuesin Harry Kane. Goleadori anglez shpalosi “arsenalin” edhe ndaj Atalantës, ku bavarezët fituan 4 – 1 ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ave në Champions League.
32-vjeçari ishte protagonist karshi bergmaskëve, duke e “tundur” rrjetën 2 herë. Por goli i minutës së 54-të ishte magjik, madje një repertori që nuk e kishim parë nga Kane më parë, aftësitë dribluese.
Bomberi i “Tre Luanëve” mori topin në linjë, u fut drejt qendrës dhe më pas fillojë të driblojë me radhë lojtarët e Atalantës, më pas… e djathta e “hidhur”, e përfunduar në qoshen e portës.
Në këtë trajtë, mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti, duhet të konsiderohet me “fat” që nuk ishte pjesë e kësaj “skene” në fushën e blertë. Deri në këtë pikë të sezonit Harry Kane, numëron 47 gola dhe 5 asiste në 39 ndeshje.
