Tirana është thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes, kur bëhet fjalë për futbollin shqiptar. Fitimi i titullit të 26-të kampion sezonin e fundit, ka bërë që tifozët e shumtë të zgjedhin të preferuarit e tyre mes lojtarëve të shumtë.
Në anën tjetër, kur bëhet fjalë për drejtuesit, te bardheblutë janë më të kujdesshëm. Suksesi i fundit ka bërë që Goldi Halili, e pyetur nga tifozët në rrjetet sociale, të mos zgjedhë një prej tyre. Goldi tregon se për sa kohë kuptohen objektivat e klubit, ajo i mban me hatër të gjithë.
E pyetur se cili është lojtari i preferuar i Tiranës dhe kë mban me hatër, Goldi Halili shkruan në Instagram: Nga i pari tek i fundit për arsye objektive ose subjektive të ndryshme. Me hatër mbaj të gjithë ata që kuptojnë thellësisht objektivat dhe interesat e institucionit që përfaqsoj.
Goldi Halili ka fituar vëmendjen e futbollit në vend, duke qenë zonjusha e parë që menaxhon një klub futbolli në Shqipëri. Detyra i është besuar nga babai i saj, Refik Halili, i cili prej vitesh mban përgjegjësinë e drejtimit të një prej klubeve me të mëdha në trojet shqiptare.
