Real Madrid
Skuadra e Real Madrid ka konfirmuar shkallën e dëmtimit për portierin belg Thibaut Courtois, teksa ka të bëjë me rektumin anterior të kuadricepsit të djathtë.
Sipas mediumit të “Cope” në Spanjë, “gjiganti” i portës së “Galaktikëve” pritet të rikthehet vetëm në maj, çka do të thotë se trajneri Arbeloa do të bëjë pa numrin “1” në pjesën më të “nxehtë” të sezonit.
Në La Liga, Reali është 4 pikë mbrapa Barcelonës, ndërsa janë në lojë edhe 10 javë të mbetura. Përsa i takon Champions League, madrilenët do të përballen me Bayern Munich në fazën çerekfinale.
View this post on Instagram
Poll
