
Behar Ramadani, lojtari i Vllaznisë, nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij ndaj Luftëtarit në Shkodër, që starton në orën 16:00. Për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe për Supersport është shprehur se Vllaznia pa tifozët humbet shumë, sepse ata janë si lojtari i 12-të për kuqeblutë.
"Kjo ishte ndeshja që doja më shumë të isha në fushë. Për arsye kartoni nuk do jem i gatshëm sot. Në Shkodër tifozëria është lotjari i 12-të, por të shikosh gjithë këtë stadium pa tifozë, humbet shumë. Janë shumë pak, sepse kemi shënuar vetëm 1 gola, por di të them që ekipi ka pasur probleme në fillimet e veta, por e rëndësishme është që nuk po pësojmë shumë gola dhe kjo po na jep edhe pikët. Lojtarët po rikthehen dhe shpresoj që nga sot të shënojmë edhe më tepër", është shprehru Ramadani.
Kujtojmë që Vllaznia është dënuar me 8 ndeshje pa tifozë nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të trazirave që ndodhën në takimin me Tiranën.