
Është mbyllur 2-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e zhvilluar në Korçë. Dueli ishte I vlefshëm për javën e 33-të të Superligës. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Gripshin në të 10 minutë, duke dominuar pjesën e parë. Miqtë do të reagonin në fraksionin e dytë, duke gjetur lojën e mirë dhe golin e barazimit me Krymin në të 73 minutë.
Do të duhej shkodrani Pusi që të shënonte golin e fitores për Skënderbeun, me Vllazninë që nuk ia del për të disatën herë. Skënderbeu kthehet te fitorja pas disa ndeshjesh, ndërsa Vllaznia megjithëse zhvilloi një lojë të mirë komplikon pozitat e saj në klasifikim. Për Gol pas Goli Asion Daja I Skënderbeut u shpreh:
"Kemi pasur luhatje në këto ndeshje. Kemi humbur besimin dhe na mungonte fitorja. Ishte e vuajtur pasi kemi pasur lëvizje taktike siç na thotë trajneri. Duhet të shënonim golin e qetësisë. Kjo ndikon prej pandemisë, kemi pushuar shumë. Kemi pasur dëmtime, kartona dhe na kanë kushtëzuar.
E ardhmja? Nuk më takon mua të flas në këtë kohë edhe për vendimin e Gjykatës. Këtë periudhë kemi bërë sakrifica. Kemi vendosur që të jemi në renditje në Kupat e Evropës dhe vendimi nuk na takon ne. Do mendoj për të ardhmen kur të përfundojmë këtë që kemi nisur", tha Asion Daja.