Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ E mbylli me ish-ekipin e Nevil Dedes, sulmuesi prezantohet te klubi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E mbylli me ish-ekipin e Nevil Dedes, sulmuesi prezantohet te klubi i
Ergys Peposhi

Ergys Peposhi është futbollisti më i ri i klubit të Lirisë. Futbollisti 25-vjeçar vendosi që të ndajë udhët me ekipin e Ferizajt, ashtu siç kishte raportuar "Newsport.al" pak kohë më parë, për të nisur një kapitull të ri me klubin nga Prizreni.

Është vetë Liria që e ka ndarë këtë njoftim të transferimit të lojtarit që luan si sulmues i krahut të majtë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se përvoja e tij, si në futbollin shqiptar dhe në atë të Kosovës do ta ndihmojë ekipin në përmbushjen e objektivave të sezonit të ardhshëm 2026/27.

Fillimet e tij të karrierës, Peposhi i ka patur me Akademia U-19, ndërsa më pas ka veshur edhe fanellën e klubeve si KF Laçi U-19, KF Elbasani, FK Kukësi, KF Teuta dhe së fundmi FC Ferizaj, skuadër në të cilën punoi me trajnerin Nevil Dede.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu