Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ka luajtur me Kukësin dhe Vllazninë, “veterani” largohet nga ish-ekipi i Klodian Duros

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me Kukësin dhe Vllazninë, “veterani”
Yll Hoxha

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Yll Hoxha ka publikuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Lirisë. Vetëm një vit ka zgjatur aventura e 38-vjeçarit me skuadrën nga Prizreni. “Dua të njoftoj se nuk jam më pjesë e FC Liria.

Falënderoj nga zemra klubin, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe tifozët arpagjikë për mbështetjen, besimin dhe respektin që më kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që kemi kaluar, arritëm së bashku deri në garë për Superligën, duke dhënë maksimumin deri në fund. Jam krenar për çdo moment të këtij rrugëtimi dhe për gjithçka që kemi përjetuar së bashku.

Falëminderit, FC Liria!”, postimi i Yll Hoxhës. Lojtari në fjalë ka luajtur edhe në Superiore me Kukësin, Flamurtarin dhe Vllazninë, por pa mundur të fitojë trofe.

Përsa i takon Lirisë së Prizrenit, pozitën e trajnerit e ka mbajtur edhe legjenda e Kombëtares shqiptare, Klodian Duron, periudha qershor-shtator 2025.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yll Hoxha (@hoxhayll)

 

Poll

Lexo gjithashtu