Agim Ibraimi dhe Laorent Shabani
Laorent Shabani është futbollisti më i ri i Ballkanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Suhareka bën të ditur se 26-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare.
Së fundmi, sulmuesi i krahut të majtë ishte pjesë e Partizanit në Superiore, duke zhvilluar gjithsej 10 paraqitje këtë sezon që sapo lamë pas me të kuqtë, ku kontribuoi me 2 asiste.
Me klubet e tjera, Shabani është aktivizuar në Suedi me Norrkoping, Varbergs BolS, Sirius, Malmo dhe në Spanjë me FC Andorrën.
View this post on Instagram
Poll
