Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ergys Peposhi e mbyll me ish-ekipin e Nevil Dedes! Superiorja i “troket” në derë, s’mungojnë ofertat as nga Superliga e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Ergys Peposhi e mbyll me ish-ekipin e Nevil Dedes! Superiorja i
Ergys Peposhi

Newsport” mëson se sulmuesi shqiptar, Ergys Peposhi e ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Ferizajt. Rënia e ish-skuadrës së Nevil Dedes nga Superliga e Kosovës në Ligën e Parë, ka ndikuar që 25-vjeçari të shikojë opsione të tjera.

Po ashtu, përmendet se për sulmuesin e majtë kanë shfaqur interesim edhe nga Superiorja. Qëndrimi në Kosovë është një tjetër opsion, interesim konkret nga klube të Superligës.

Do të jetë Peposhi, ai që do vendos për ekipin e ri, aty ku mund të ndikojnë shumë faktorë, si paga apo objektivat. Në të kaluarën, anësori ka djerësitur fanelën e Elbasanit, Kukësit, Teutës e së funmdi Ferizajt.

Ky detaj, është tregues i qartë i eksperiencës së gjerë, e ku mund të ndikojë për vazhdimësinë. Në vitin 2021, Peposhi finalizoi debutimin për Shqipërinë U-21, por pa mundur të ngjitet te Kombëtarja.     

Poll

Lexo gjithashtu