Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Pas pesë sezonesh te Lugano, portieri kosovar transferohet në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Pas pesë sezonesh te Lugano, portieri kosovar transferohet në
Amir Saipi

Portieri i Kombëtares së Kosovës Amir Saipi, i ka dhënë fund aventurës së tij me Luganon dhe do ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Klubi zviceran ka konfirmuar largimin e 26-vjeçarit i cili do të transferohet te CD Castellon skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit në spanjë.

Saipi iu bashkua Luganos në shtator 2021 nga Schaffhauseni dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën bardhezi zhvilloi 180 ndeshje duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Destinacioni i tij i ri është Castelloni, klub që sezonin e kaluar u eliminua në "play-off" për tu ngjitur në La Liga nga Almeria.

Shuma zyrtare e transferimit nuk është bërë publike, por mediat zvicerane raportojnë se marrëveshja kap vlerën e rreth 1 milion eurove duke përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e portierit kosovar. Kalimi në Spanjë është një hap i madh në karrierën e Amir Saipit, i cili synon të vazhdojë rritjen e tij në një kampionat konkurues dhe të ruajë vendin e titullarit në Kombëtaren e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu