Enes Kuka do të jetë lojtari më i ri i KF Trepça Mitrovicë. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mesfushori 24-vjeçar ka vendosur të largohet nga Korabi, për të nisur aventurë të re në Ligën e Parë të Kosovës.
Një tjetër “goditje” me lojtarë nga Shqipëria nga KF Trepça, pasi më herët ka zyrtarizuar Okseold Sefën dhe Rudolf Turkajn. Tashmë një tjetër ish i Tiranës, ashtu si Sefa, do të bashkohet me skuadrën nga Kosova.
Kujtojmë se Kuka e ka nisur karrierën në kryeqytet, ndërsa ka luajtur për Tiranën. Më vonë është aktivizuar edhe me Besën e Kavajës, Kastriotin si edhe së fundmi me Korabin.
Pikërisht në sezonin 2021/2022, Kuka ka qenë pjesë e “bardhebluve” në Superiore, ku ka fituar edhe titullin kampion në elitën e futbollit të Shqipërisë. /Nikoll RAJTA/
