Kosovë - Turqi
E marta pritet të jetë e “zjarrtë” në Prishtinë, “epiqendra” e ndeshjes Kosovë – Turqi, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Një takim që do ndajë “shapin nga sheqeri” për fatet e Kosovës, nëse do e sigurojë “biletën” historike për në Botëror ose jo.
Gazetari sportiv në Shqipëri Ervin Baku, ishte i ftuar në emisionin “Skaner”, nën moderimin e Gert Çarçanit. Baku u shpreh se interesimi nga tifozët për të siguruar prezencën në stadiumin “Fadil Vokrri” ka shkuar në “piedestal”.
Ndër rreshta, Baku pohoi se çmimi i biletave ka arritur deri në 5.700 euro në treg të zi. Një kuotë e tillë nuk është dëgjuar jo vetëm në Evropë, por edhe me gjerë.
Poll
