Erlis Xhemajli është futbollisti më i ri i Ballkanit. Pak minuta më parë, vetë klubi nga Suhareka e ka njoftuar afrimin e mesfushorit defensiv, përmes postimit në rrjetet sociale.
22-vjeçari shihet si një përforcim me shumë vlera në radhët e skuadrës, në vigjilje të sezonit të ri në Superligë. Më herët në këtë skuadër, janë prezantuar afrimet e Almedin Klinakut dhe Lorik Dobraqit.
Kujtojmë se Xhemajli ka qenë së fundmi pjesë e KF Dukagjinit, ekip me të cilin fitoi edhe Kupën e Kosovës.
POSTIMI:
"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mesfushorin Erlis Xhemajli, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.
22 vjeçari i bashkohet skuadrës sonë si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri.
Mirë se erdhe, Erlis! Të urojmë shumë suksese me fanellën portokalli e zi!"
