Hamdi Namani kur ishte pjesë e Prishtinës
Hamdi Namani është futbollisti më i ri i Gjilanit. Në pjesën e dytë të sezonit që lamë pas, mesfushori 31-vjeçari luajti për Gjilanin si i huazuar nga Prishtina, mirëpo, tanimë është kryer transferimi i përhershëm.
Vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi i kuq, Gjilani nuk ka shpenzuar, pasi Namanit i kishte përfunduar kontrata.
Kujtojmë se mesfushori 31-vjeçar e ka nisur karrierën te KF Hysi, ndërsa më vonë është aktivizuar me Llapin, Dritën dhe Prishtinën. Për vetë faktin që ka luajtur me Dritën, rivalin e qytetit, transferimi te Gjilani merr trajtën e “tradhtisë”.
Poll
