Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar
“Drama” e Botërorit 2026 vazhdon, teksa afrohemi gjithnjë e më shumë pranë finales së madhe të 19 korrikut. Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet dy ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave.
Një prej vendeve organizatore të kësaj Kupe Bote, Kanadaja do të përballet me Marokun, që ka treguar se është “kockë” e fortë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “NRG” në Texas, do të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë që në orën 23:00, Franca pretendente absolute do të përballet me surprizën, Paraguai. Këta të fundit eliminuan Gjermaninë, ndërsa kërkojnë mrekullinë përballë “Gjelave” në stadiumin “Lincoln Financial Field”.
Poll
