Logoja e Malishevës, Conference League dhe Edi Martini
Në prag të raundit të parë në Conference League, ekipi i Malishevës ka mbyllur fazën përgatitore, ndërsa është mposhtur në miqësore 1 – 2 kundër kryeqytetasve të Bullgarisë, Lokomotiv Sofia.
Edhe pse sfida e mbajtur në Bullgari shërbeu si “test”, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini mund të “përfitojë” të dhëna interesante që mund t’i vendos në praktikë për dy ndeshjet karshi Malishevës në Conference League.
Takimi i parë mes ekipit nga Superliga e Kosovës dhe shkodranëve do të mbahet më datën 9 korrik, stadiumi “Loro Boriçi”, kurse ajo e kthimit më 15 korrik, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Poll
