Victor Braga është futbollisti më i ri i Skënderbeu. Mesfushori 25-vjeçar, i cili së fundmi ka luajtur në Kazakistan me Tobol Kostanay, ka vendosur të nisë një aventurë të re në Superioren e Shqipërisë.
Përveç se me Tobol Kostanay, braziliani ka luajtur në Kazakitan edhe me Zhetysu, Ordabasy dhe Maktaaral. Ndërkohë që Hungari është aktivizuar me Debrecen, ndërsa në Brazil ka luajtur për Avenida, Santa Cruz, Londrina PR dhe Santos B.
Vetë futbollisti brazilian ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsionin e rinvoimit edhe për një tjetër vit. Ndërsa vlera e tij momentale në “Transfermarkt”, është 250 mijë euro.
“Victor Braga është lojtari më i ri që i bashkohet klubit, mesfushori brazilian 24-vjeçar, vjen pas eksperiencave në Kazakistan dhe Hungari, ku ka qenë pjesë e klubeve si Tobol dhe Debrecen. Suksese”, shkruan klubi korçar.
