Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Injorohet kontrata! Kampionët e Superligës “tronditen” para Champions League, largohet lideri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Injorohet kontrata! Kampionët e Superligës
Florent Ramadani

Përmes njoftimit në rrjetet sociale, klubi i Dritës ka publikuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me Florent Ramadanin. Mesfushori 25-vjeçar ka vendosur të ndërpres kontratën me kampionët e Superligës së Kosovës, pavarësisht se ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Ky veprim, konsiderohet humbje e madhe për skuadrën e Dritës së Gjilanit, të cilët do të përballen pas 3 ditësh kundër kampionëve të Letonisë, FK Kauno Zalgiris, raundi i parë në Champions League. “Falëminderit Florent! Ju njoftojmë se kemi mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Florent Ramadani.

Kërkesa për ndërprerjen e parakohshme të kontratës erdhi nga vetë lojtari ndërsa klubi e mirëkuptoi kërkesën e tij dhe vendosi ta lirojë. Klubi ynë e falënderon Florentin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit Florent”, shkrimi i kampionëve të Dritës.    

        

Poll

Lexo gjithashtu