Ilir Daja dhe Lumbardh Dellova
Burime për media, bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lumbardh Dellova ka vendosur të bashkohet me Amedspor në Superligën turke. 27-vjeçari edhe pse është në kontratë me CSKA Sofian deri në verën e vitit 2027, ka vendosur të largohet nga Bullgaria.
Te Amedspor, Dellova do të gjejë një “koloni” shqiptarësh, duke filluar me trajnerin Besnik Hasi dhe sulmuesit Ermal Krasniqi e Florent Hasani.
Në garë për shërbimet e Dellovës ishte edhe Dynamo Kyiv, por që nuk ia ka dalë të bind palën tjetër. Lojtari në fjalë, bëri bujë te Ballkani në Superligën e Kosovës, periudhë kur ekipi nga Suhareka drejtohej prej trajnerit Ilir Daja.
Poll
