Albion Pllana
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Albion Pllana ka habitur jo pak me lëvizjen e fundit. Ai ka vendosur të largohet nga Dukagjini, ndërsa ka firmosur me ekipin e Gzira United në Premier League të Maltës.
Edhe pse 25-vjeçari shqiptar i Kosovës po përjeton moment të mirë në karrierë, ku e mbylli me medalje si fitues në Kupën e Kosovës dhe ka arritur vlera e tij në 250 mijë euro, sipas “Transfermarkt”, lojtari në fjalë ka zgjedhur një ligë pa “zhurmë”.
Sikurse ekipin, ku edicionin 2025-2026, Gzira United e mbylli në vendin e 8-të, jashtë Kupave të Evropës, në pjesën e poshtme të tabelës.
View this post on Instagram
Poll
