
Klubi i Korabit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije që do të zhvillohet një konkurs, ku të gjithë ata që duan mund të dërgojnë foto me uniformën e ekipit dibran deri më datë 31. Më pas, në 1 janar do të shpallet fituesi i cili do të fitojë një komplet të skuadrës dibrane dhe një shall.
"Stafi i Faqes K.F Korabi ka hapur një konkurs për tifozët:
Bëni FOTO me uniformën e Korabit apo dicka qe ka lidhje me ekipin dhe dërgojeni ne inbox,këtu tek faqja. Fotoja që merr më tepër pëlqime deri në datën 31 dhjetor fiton "Kompletin e Korabit ,Sezoni 2016-2017 & shall."
Fotot publikohen pas 48 orësh, Kompleti & Shalli do të jepen në 1 Janar 2017.
GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT!", shkruhet në njoftimin e Korabit.
[gallery columns="1" size="full" ids="68554"]