Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Franca me synime të mëdha për Botërorin, sulmuesi i “Gjelave” me mesazhe të qarta drejt rivalëve: Nuk na konsiderojnë favoritë, por…

Shkruar nga NEWSPORT
Franca me synime të mëdha për Botërorin, sulmuesi i
Olise-Cherki

Talenti i futbollit francez, Rayan Cherki, ka dërguar një mesazh të qartë për rivalët në prag të pjesëmarrjes në Kupën e Botës. Në një prononcim të publikuar, ylli francez ka theksuar se përfaqësuesja e tij nuk e sheh veten si pretendente kryesore për titullin, por kjo nuk e zbeh aspak ambicien e tyre.

"Nuk do të shkojmë në Botëror si favoritë, por për t'i shkatërruar të gjithë," ka deklaruar Cherki, duke treguar një mentalitet luftarak dhe vendosmëri për të befasuar në këtë kompeticion të madh.

Kjo deklaratë vjen si një paralajmërim për të gjitha ekipet e tjera pjesëmarrëse, duke konfirmuar se Franca mbetet një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë, pavarësisht statusit që i jepet në letër. “Gjelat” janë në grupin I së bashku me Irakun, Senegalin dhe Norvegjinë.

Poll

Lexo gjithashtu