Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Tronditet" Brazili nga ai që më pak e priste! Mbojtësi humb Botërorin, Ancelotti e zëvendëson me "goditjen" e verës në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
"Tronditet" Brazili nga ai që më pak e priste! Mbojtësi
Wesley Franca dhe Marquinho

Wesley Franca nuk do të jetë pjesë e Botërorit me Brazilin. Mbrojtësi ka humbur shansin për të qenë në këtë turne prestigjioz, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit përballë Egjiptit.

Fillimisht, u mendua si një shqetësim që do të kapërcehej, por nga stafi mjekësor kanë dhënë lajmin e keq për futbollistin. Për këtë arsye, trajneri Carlo Ancelotti është detyruar ta heqë nga lista përfundimtare e përzgjedhjes, teksa vendin e tij do ta marrë Ederson.

Sakaq, pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe janë stërvitur rregullisht. E vetmja dilemë mbetet ajo e Neymar, i cili po përpiqet për t'u rikuperuar në kohë rekord për ndeshjen e parë që "Seleçao" do të luajë përballë Marokut.

Në të kundërt, nëse nuk ia del, mbetet vetëm dy sfidat e radhës ndaj Haitit dhe Skocisë. 

Poll

Lexo gjithashtu