Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

I shpëtoi për "fije" Superiores, në Pogradec me plane të qarta për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
I shpëtoi për "fije" Superiores, në Pogradec me plane
Pogradeci

Një prej surprizave më të bukura të Kategorisë së Parë sezonin që lamë pas ishte padyshim Pogradeci. Ekipi liqenor arriti deri në finalen e “Play Off” të Superiores ndaj Tiranës.

Ëndrra e Pogradecit për elitën e futbollit shqiptar u ndal në “Elbasan Arena” pasi bardheblutë siguruan qëndrimin. Megjithatë, në ambientet e klubit liqenor janë të qartë për sezonin e ri.

Pogradeci do të konkurrojë sërish për t’u ngjitur sërish në Superiore sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, liqenorët pritet të rrisin kontigjentin e lojtarëve me afrime të reja dhe premtuese që mund ta bëjnë Pogradecin edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga