Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 8 gola dhe “dramë” në Laçi – Besa, Pogradeci fiton bindshëm! “Befasojnë” Skënderbeu dhe Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 8 gola dhe “dramë” në Laçi – Besa,
Pogradeci - Iliria

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 27-të në Kategorinë e Parë, ndërsa u prodhuan 27 gola. Ndeshja më “dramatike” rezultoi Laçi – Besa.

Edhe pse kurbinasit e mbyllën pjesën e parë me shifrat 3 – 0, në fraksionin e dytë, brenda 9 minutash, saktësisht nga 50’ deri në 59’, ekipi kavajas barazoi 3 – 3.

Megjithatë, Laçi nuk u dorëzua, duke shënuar dy gola të tjerë në minutat e fundit me Myrta dhe Muhammad. Pogradeci i drejtuar nga Emiljano Çela triumfoi bindshëm 3 – 0 karshi Ilirisë së Fushë-Krujës, me golat e Preknicaj, Ogunleye dhe Indio Oliveira.

“Befasitë” më të mëdha erdhën nga Korça dhe Kukësi. Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 0 – 0 kundër Korabit, kurse Kukësi mposhti 3 – 2 Lushnjen.

Skuadra verilindore i dha fund serisë negative, e ku jep “sinjale” në javët e fundit për të bërë “mrekullinë”. Në sfidat e tjera, Kastrioti “dërrmoi” Burrelin 5 – 2, me “hero” Dejvid Kapllanaj, trigolësh, ndërsa Luftëtari – Apolonia nuk pati fitues, 2 – 2.

Pogradeci 3 – 0 Iliria (Preknicaj 39', Lesai 42', Indio Oliveira 82')

Goli i Preknicaj (Pogradeci 1-0 Iliria)

Goli i Lesai (Pogradeci 2-0 Iliria)

Skënderbeu 0 – 0 Korabi

Laçi 5 – 3 Besa e Kavajës (Joel 9', Bibo 26', Tresa 40', Myrta 87', Muhammad 90'/Rrena 50' 59', Rodrigo Migone 57')

Kukësi 3 – 2 Lushnja (Bespallov 8', 25', Bircaj 82' / Peqini 40', 58')

Kastrioti 5 – 2 Burreli (Kapllani 4', 35', 80', Kasmollari 73' / Mëllugja 23', Xhabrahimi 90')

Luftëtari 2 – 2 Apolonia (Ziaj 45+2', Ikeocha 55' / Asllanaj 21', Ndubuisi Francis 86')

Poll

Lexo gjithashtu