Kategoria e Parë
Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Në total luhen 6 sfida, çka do të thotë që të 12-ta ekipet e kampionatit do të zbresin në fushë.
Sfida që spikat në këtë javë futbollistike të Kategorisë së Parë, është ajo mes Pogradecit dhe Ilirisë. Ndërkohë që Laçi luan në shtëpi përballë Besës së Kavajës, ndërsa Skënderbeu pret në Korçë, Korabin.
Në ndeshjet e tjera, Luftëtari përballet me Apoloninë, Kukësi luan fatet ndaj Lushnjës, ndërsa Burreli kërkon pikë kundër Kastriotit në transfertë. Këto 6 duele do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00.
Poll
