Pogradeci
Pogradeci do të përballet sot në shtëpi me Ilirinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyky”, do të nisë në orën 15:00.
Në prag të këtij duele, 2 orë para, klubi i liqenorëve ka bërë një njoftim motivues, duke ftuar tifozët që të jetë sa më shumë të numërt në shkallët e stadiumit.
“Është momenti për të treguar dashurinë tuaj. Ju presim në stadium, ora 15:00”, shkruan klubi pogradecar.
Kujtojmë se Pogradeci është ende në garë për t’u ngjitur direkt në Superiore, teksa “play-off” e ka në “xhep”. Liqenorët mbajnë momentalisht vendin e 3-të në kampionat me 55 pikë.
"InstaStory" i Pogradecit
Poll
