Ndeshja me Ilirinë është si një “finale” e parakoshme për Pogradecin, të cilët kanë mbyllur dhe përgatitjet e fundit për këtë duel.
Prag përballjes me fushëkrujasit, trajneri Emiljano Çela ka dhënë mesazhet e tij, duke iu drejtuar dhe tifozëve për t’i kërkuar ta mbështesin në stadium për t’i marrë maksimumin këtij takimi.
“Si të gjitha ndeshjet e këtij viti, edhe kjo është një finale për ne, përballë një skuadre të mirëorganizuar. Gjendja jonë fizike dhe psikologjike është ndër më të mirat, ndërsa entuziazmi në ekip është shumë i lartë. Jemi të karikuar maksimalisht për ta mbyllur këtë ndeshje me fitore, ashtu si edhe takimet e mbetura. Trajneri theksoi se kundërshtari është analizuar me kujdes:
Iliria ka bërë një merkato të mirë në janar dhe ka afruar lojtarë cilësorë. Është një ndeshje e rëndësishme edhe për faktin se përballen vendi i tretë me të katërtin në renditje.
Kam pasur gjithmonë një konsideratë të veçantë për sportdashësit pogradecarë. Janë një tifozëri e zjarrtë dhe pasionante. I ftoj të jenë pranë nesh në këto ndeshje vendimtare, pasi jam i bindur që në fund do të gëzojmë së bashku”.
