Goli i Lewandowskit dhe Sylvinho
Barcelona u tregua e “pamëshirshme” kundër Newcastle në ndeshjen e kthimit të Champions League, faza e 1/8-ave. Mes protagonistëve te ekipi i Hansi Flick ishte edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski.
Ndryshe nga sa ka ndodhur këtë sezon, polaku tregoi aftësi “gjahtari” karshi Neëcastle, dopietë brenda 5 minutash (56’ dhe 61’). Para këtij takimi, polaku kishte 3 ndeshje radhazi që nuk e gjente rrjetën, ndërsa në 10 ndeshjet e fundit me Barçën vetëm 2 gola.
Për Shqipërinë dhe Sylvinhon, “shpërthimi” i Leëandoëskit në këtë moment të sezonit nuk është lajm i mirë. Vetëm 7 ditë më vonë, Kombëtarja do të përballet kundër Polonisë në Varshavë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
Poll
