Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Apolonia dhe Lushnja çelin siparin e fundjavës në Kategorinë e Parë, FSHF përcakton arbitrat për ndeshjen (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Apolonia dhe Lushnja çelin siparin e fundjavës në

Apolonia dhe Lushnja do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, nis në orën 15:00.

Tashmë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesor i kësaj sfide do të jetë Olsion Yzeiraj.

Ndërsa, asistentët e tij do të jenë Ani Koçiaj, Nereo Likaj dhe Egli Spahiu. Ky i fundit është emëruar në rolin e arbitrit të katërt.

Arbitër kryesor:Olsion Yzeiraj
Asistent 1: Ani Kociaj
Asistent 2: Nereo Likaj
Arbitër i 4: Egli Spahiu

Poll

Lexo gjithashtu