Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Besa "mrekullohet" nga talenti i Kombëtares, sulmuesi i fut frikën në "palcë" rivalëve me shifrën "monstruoze"

Shkruar nga NEWSPORT
Besa "mrekullohet" nga talenti i Kombëtares, sulmuesi i fut
Besa e Kavajës

Klubi i Besës ka reaguar përmes një postimi, pas përditësimit të "Transfermarkt" që njoftoi vlerat e reja të futbollistëve me përfundimin e të gjitha kampionateve në futbollin shqiptar.

Pjesë e saj është edhe sulmuesi i kavajasve, Haxhi Rrena i cili tashmë renditet mes 10 më të vlerësuarve në botë. Kartoni i tij vërvitet në vlerën e 250 mijë eurove, çfarë ka bërë që klubi ta quajë këtë moment si një arritje të jashtëzakonshme dhe një motiv të lojtarit për të vazhduar drejt majave të futbollit. 

Në këtë mënyrë, klubet e interesuara të Superiores duhet t'i masin hapat mirë, përpara se t'i drejtohen Besës për shërbimet e 16-vjeçarit që shihet si një prej yjeve më premtues të Shqipërisë, pasi Rrena aktivizohet edhe me moshat e Shqipërisë, pra atë U-16 me të cilët ka zhvilluar 5 paraqitje, ndërsa me U-15 në 15 të tilla ia ka dalë të shënojë 10 gola. 

POSTIMI:

"TOP 10 NË BOTË! ????⭐

Sipas përditësimit më të fundit të Transfermarkt, Haxhi Rrena renditet mes 10 futbollistëve më të vlerësuar në botë të datëlindjes 2010. Një arritje e jashtëzakonshme për talentin tonë dhe një motivim për të vazhduar rrugën drejt majave të futbollit." ????⚽

Besa "mrekullohet" nga talenti i Kombëtares, sulmuesi i fut
Postimi i klubit të Besës së Kavajës

 

 

Poll

Lexo gjithashtu