Arbër Potoku nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Ballkanit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka vendosur të mos rinovojë me klubin nga Theranda dhe të largohet pas 8 vitesh.
Kështu, 32-vjeçari mbyll aventurën më të suksesshme të karrierës së tij. Ai ka fituar me Ballkanin 3 tituj kampion, në vitet 2022, 2023 dhe 2024 kur trajner i ekipit ishte Ilir Daja.
Ndërkohë që po me trajnerin Ilir Daja, Potoku ka fituar edhe 1 Superkupë të Kosovës dhe 1 Kupë. Ndërsa lajmin për largimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Faleminderit për gjithçka, Arbër Potoku! Pas tetë vitesh të mbushura me suksese pafund, FC Ballkani falënderon Arbër Potokun për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën portokalli e zi.
Që nga gushti i vitit 2018, Arbëri ishte pjesë e rrugëtimit më të suksesshëm në historinë e klubit tonë. Me 263 paraqitje, 7 gola dhe 13 asistime, ai dha një kontribut të rëndësishëm në çdo etapë të ngritjes së Ballkanit.
Së bashku festuam tre tituj kampioni radhazi (2022, 2023, 2024), fitimin e Kupës së Kosovës në vitin 2024, si dhe dy Superkupa në vitet 2022 dhe 2024.
Arbër Potoku ishte gjithashtu pjesë e gjeneratës që shkroi historinë evropiane të FC Ballkanit, duke kontribuar në kualifikimin dhe pjesëmarrjen për dy sezone radhazi në grupet e UEFA Conference League, një arritje që do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit dhe futbollit kosovar.
Faleminderit për besnikërinë dhe për çdo ndeshje të luajtur me zemër për ngjyrat e Ballkanit. Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që të pret përpara. Gjithmonë pjesë e historisë sonë, Arbër!
View this post on Instagram
