Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur për klubin e Kategorisë së Parë, mbrojtësi njofton largimin nga verdhezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur për klubin e
Besa e Kavajës

Rubin Hebeja ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Besës së Kavajës. Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka komunikuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram.

“Nga sot nuk jam më pjesë e FC Besa. Falenderoj presidentin, trajnerët dhe shokët e ekipit për këtë sezon që kaluam. Suksese të gjithëve”, shkruan Hebeja.

24-vjeçari ka zhvilluar 18 paraqitje këtë sezon që lamë pas, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Tek Besa ai kaloi si futbollist i lirë pas përvojës me Bylisin, ndërsa më parë ka luajtur për moshat e Apolonisë e deri tek ekipi i parë.

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur për klubin e
Postimi i Rubin Hebeja

 

Poll

Lexo gjithashtu