
Klubi maqedonas, FK Makedonija GP ka bërë së fundmi një postim ku shpalos axhendën. Mes ndeshjeve gjatë fazës përgatitore, shihet edhe një miqësore përballë Laçit, pikërisht ditën e sotme.
Megjithatë, klubi kurbinas ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar. Në reagimin e bërë nga Laçi, thuhet se kjo miqësore është e rremë dhe se ekipi “bardhezi” po vazhdon stërvitjen.
Reagimi i klubit të Laçit:
KF Laçi kërkon të sqarojë dhe përgënjeshtrojë miqësoren e “rreme” që FK Makedonija G.P pretendon se luan me ekipin bardhezi ditën e sotme prej orës 17:30. Përveç njoftimit nga vetë faqja zyrtare e ekipit maqedonas në rrjetet sociale, axhenda e kësaj miqësoreje është bërë publike edhe në Flashscore.
Theksojmë se ekipi po vijon përgatitjet për miqësoren e nesërme përballë Korabit që do të luhet në Peshkopi duke filluar nga ora 17:00 dhe nuk ka asnjë ndeshje në program për ditën e sotme.
View this post on Instagram