Artan Bano mori drejtimi e Lushnjes dhe do t’i udhëheqë lushnjarët në pjesën e dytë të këtij sezoni. 59-vjeçari u zyrtarizua ditën e sotme në krye të skuadrës, duke nisur kështu një tjetër aventurë te lagunarët.
Për të është një rikthim, me Banon që është mjaft i emocinonuar në fjalët e para që thotë si trajner i Lushnjes. Ndër të tjera nënvizon se skuadra ka mjaft kualitet, teksa i kanë munguar vetëm pikët, ndërsa kërkon edhe 2-3 afrime për të përforcuar ekipin dhe për teë bërë të mundur edhe qëndrimin në Kategorinë e Parë.
“Sot fillojmë një punë të re për 2026. E dimë që është një punë shumë e vështirë dhe për gjendjen që ka ekipi. Do mundohemi të bëjmë një punë shumë të mirë dhe patjetër pse jo, të kemi rezultate pozitive. Mendoj se duke parë dhe djemtë që janë pjesë e skuadrës dhe që kanë kualitet do të bëjmë një punë shumë të mirë, edhe pse nuk kemi pikët që na duhen ne 17 ndeshjet e para që kemi bërë.
Këtij ekipi i mungojnë vetëm pikët dhe jo performanca. Do mundohemi të bëjmë një ekip profesionisht dhe të luajmë futboll për të fituar. Lushnja ka djem shumë të mirë, të talentuar, pork a patur disa probleme, pasi siç dihet futbollit të ndëshkon.
Qëllimi kryesorë është qëndrimi në Kategorinë e Parë dhe të rrisim ekipin nga ana cilësore në çdo moment.
Ekipit padiksutim i duhen 2-3 përforcime, pasi jo vetëm Lushnjes, por çdo ekip ka nevojë për prurje të reja. Duam futbollisti mbi mesatarën për të mbushur ekipin. Shpresoj që deri në fund të këtij muaji të vijnë prurjet e reja.
Rikthimi im ka qenë i ndikuar edhe nga publiku, pasi më kanë kërkuar patjetër të rikthehet te Lushnja dhe të rikthej atë ndjejnën e dashurisë që kanë për futbollin”, ka theksuar Bano.
View this post on Instagram
