Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Mbrojtësit të Kombëtares s’i ndahen italianët, klubi i Serie A emëron trajnerin e ri në stol

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbrojtësit të Kombëtares s’i ndahen
Berat Gjimshiti, Ruslan Malinovskyi & Jeremie Boga

Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Atalantës. “Bergamaskët” e kanë njoftuar emërimin e teknikut përmes një postimi në rrjete sociale, ku i urojnë dhe mirëseardhjen.

67-vjeçari do të jetë italiani i tretë që do të stërvisë mbrojtësin e Kombëtares dhe njëkohësisht kapitenin e klubit italian, Berat Gjimshitin, pas Raffaele Palladinos dhe Gian Piero Gasperini.

Eksperienca e fundit e Sarrit në Itali përkon me Lazion në këtë edicion që sapo lamë pas, teksa në vendin e tij te lacialët u emërua ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso.

 

Poll

Lexo gjithashtu