Irak - Norvegji
Pas 28 vitesh pritje, Norvegjia u paraqit sërish në Kupën e Botës. “Vikingët” e nisën me “këmbën e mbarë” Grupin I, teksa mposhtën 4 – 1 Irakun. Serinë e golave e hapi Haaland, i cili debutoi me dopietë në këtë turne kaq prestigjioz.
Hussein barazoi përkohësisht në kampin e Irakut, 1 – 1, minuta e 39-të. 4 minuta më vonë, Haaland shënoi sërish. Në pjesën e dytë, Norvegjia u tregua më e “pjekur” në mbulim, ndërsa finalizoi edhe 2 herë të tjera me Ostigard (76’) dhe autogoli i Hussein (90+6’).
Me këtë fitore, Norvegjia i “kundërpërgjigjet” Francës në Grupin I, kurse Haaland ndodhet në “luftë” të hapur me Kylian Mbappe, të dy me nga 2 gola pas 1 ndeshje në Botërorin e 2026-së.
Poll
