
Kukesi-Laci
Sezonin e ardhshëm, Laçi do të militojnë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Por përpara se të nisin dhe të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë, kurbinasit do të dalin në fushë për një ndeshje miqësore.
Kukësi do të udhëtojë drejt Laçit për t’u përballur me këta të fundit në një sfidë miqësore. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Laçit të shtunën në orën 11:00 të drekës.
Njoftimi zyrtar i Kukësit:
NDESHJE MIQËSORE
Skuadra jonë do të luajë këtë të shtunë, më 19 korrik, një ndeshje miqësore ndaj Laçit, që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 11:00.
Kjo është miqësorja e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, dhe do të pasohet nga disa teste të tjera gjatë verës.
View this post on Instagram
Poll