Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-kapiteni i Partizanit vlerëson Sormanin, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-kapiteni i Partizanit vlerëson Sormanin, por...

Ish kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri e ka vlerësuar trajnerin italian Sormani, por gjithashtu ka deklaruar që të kuqtë të arrijnë titullin kampion, i duhet një sulmues pykë. Mbrojtësi i të kuqve flet për panorama sport me superlativa për "demat", ku i sheh si favoritë së bashku me Skënderbeun për fitimin e titullit kampion.

"Trajneri Sormani ka bërë një punë të mirë të Partizani pasi është skuadra më atraktive. Ky ekip më pëlqen, pasi është më agresiv dhe më i plotë në veprime. Por ajo që dua të theksoj dhe që u vu re edhe në ndeshjen ndaj Krasnodarit, është se Partizanit u mungon një sulmues pykë. Vetëm me gjetjen e një sulmuesi të tillë, ata do të arrijnë të fitojnë titullin, me gjithë rivalitetin e fortë të Skënderbeut. Pas largimit të Sukajt, drejtuesit e ekipit duhet të afrojnë në skuadër një tjetër sulmues potent", ka deklaruar Ardit Beqiri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga