Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDALI/ U dënuan me humbje në tavolinë, Ultrasit e PAOK-ut marrin peng televizionin grek

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALI/ U dënuan me humbje në tavolinë, Ultrasit e PAOK-ut

Klubi i PAOK-ut në Greqi humbi në tavolinë, 3-0  ndeshjen e kampionatit kundër Olimpiakosit, pasi dhunuan trajnerin e athinasve.

Pas këtij vendimi të Komisionit të Disiplinës, ultrasit e klubit kanë pushtuar televizionin "Ert 3" dhe u kanë kërkuar të transmetojnë një letër-protestë për 5 minuta. Televizioni i detyruar nga ultrasit e transmetoi këtë letër-protestë.

Por më pas, kjo ngjarje u dënua ashpër nga "Ert 3", që tha se ky ishte një gjest anti-demokratik.

"Dënojmë ashpër veprimin e ultrasve të PAOK-ut, është një gjest anti-demokratik , është skandali më i madh i bërë ndonjëherë".

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga