Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“T’iu paguaj për penalltitë e gabuara që jepni?”, shefi i arbitrimit në FSHF ‘tërhiqet’ pas deklaratës së kryeministrit Rama: Sport s’është vetëm futbolli

Shkruar nga NEWSPORT

Ndihma financiare e qeverisë që ka lënë jashtë sportin ka nxitur një debat të madh në vendin tonë. Ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh publikisht se nuk do të japë asnjë qindarkë për futbollin, veçanërisht për arbitrat. Ai theksoi se gabimet e tyre kanë penalizuar shumë skuadrat duke dhënë penallti të paqena. Pas kësaj deklarate nuk pati asnjë reagim nga organet kompetente në FSHF.

Por, disa ditë më pas, duket se inati s’i del Shefit të Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci që përmes një komenti në rrjetet sociale i kujton kryeministrit Edi Rama se sport s’është vetëm futbolli apo Kategoria Superiore.

Dizejnajtori i arbitrave në FSHF shkruan: “Blendi, të lutem thuaj zotit Rama që me sportistë nuk përfshihen vetëm futbollistët e Kategorisë Superiore, por janë nga kategoritë e ulëta. Por, gjithashtu edhe sportistë të sporteve të tjera që marrin paga shumë të ulëta gjatë sezonit. Pse nuk duhet të përfshihen? Faleminderit!”, përfundon ai.

Komenti i Sokol Jarecit

Ndeshja që mund të vendosë fatet e Kombëtares kuqezi në rrugën drejt Botërorit 2026. Nga ku do e ndiqni Shqipëri – Serbi?

  • Shtëpia
  • Lokali
  • Stadiumi (kam aplikuar për biletë)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga