
Para pak minutash janë mbyllur dy ndeshjet e para të raundit të 6-të, në Champions League. Porto ka marrë një fitore pa vlerë në Turqi, përballë Gallatasaray, me rezultatin 2-3. Edhe pse të kualifikuar në fazën tjetër portugezët kanë fituar bindshëm kundër turqve, të cilët do të shkojnë në Europa League.
Ndërkohë në ndeshjen mes Shalckes dhe Lokomotivës së Moskës, ishin gjermanët që kanë fituar me një gol në minutat shtesë të ndeshjes. Një ndeshje pa shumë ritëm dhe pa shumë grindë, pasi gjermanët ishin të kualifikuar. Rusët kanë zhgënjyer, pasi me një fitore do të ishin ata që do kalonin në fazën tjëtër. Ky është grupi i parë që ka mbyllur çdo "hesap" në këtë fazë.
Poll