Edhe pse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga klubi i Flamurtarit, televizoni lokal në Vlorë “6+1 Vlora TV”, e bën “fakt të kryer” se presidenti i klubit kuqezi ka marrë vendimin përfundimtar, përjashtimin e kapitenit Lorenc Trashi.
Gjithçka përkoi me ndeshjen e sotme kundër Bylisit, e vlefshme për javën e 29-të në Superiore. Në “frymën e fundit”, kapiteni Trashi shkaktoj penallti të çuditshme kundër Përndrecës, duke e rrëzuar në zonë, ndërsa topi nuk ishte në kontroll nga lojtari i Bylisit, pra mund të shmangej fare lehtë.
Ky episode, rezultoi përcaktues për humbjen e ekipit vlonjat. Tifogrupi i skuadrës së Flamurtarit “Flota Kuqezi”, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me këtë precedent, madje me nota të larta emocionale, me terma si “i shitur” apo “kumarxhi”.
View this post on Instagram
