Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Egbo ka 20 vjet që futet në stërvitje me plan tjetër, jo për trajner", Laçi kapet me Starovën: I dhe gojë njerëzve xhelozë, Halili ka vendosur për Egbo

Shkruar nga NEWSPORT
"Egbo ka 20 vjet që futet në stërvitje me plan tjetër,

Debat I nxehtë në emisionin Pressing mes drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi dhe Sulejman Starovës. Starova ka përmendur sërish punën e trajnerit Egbo të bardhebluve, që është trajner portierësh, ndërsa për këtë I është kthyer Laçi, duke konfirmuar se Halili ka vendosur që Egbo të jetë trajner I Tiranës sezonin që vjen.

"Tirana ka rënë katër javët e fundit, pse? Të rrahu Kukësi kundërshtari direkt. Tirana shkoi në pikiatë, po më mbushet emndja tani. Ti nuk pranon që janë lëkundur pozitat. Ta them në sy se të kam përballë. Ti e ke transformuar. Egbo ka 20 vjet që futet në stërvitje me plan tjetër, jo për trajner. Ka 20 vjet trajner portierësh. Nga ana teknike nuk bëhet trajner një trajner portierësh", u shpreh Starova.

"Merre me të qetë, trajner të bën liçenca, eksperienca et etj. Kjo është mungesë respekti. E para është rastësi, e dyta meritë. Nga mënyra si e trajton, nuk më duket korrekte. Ai është trajner I klubit tim dhe meriton respekt. Krijon një rrymë artificiale, ju dha gojë njerëzve xhelozë që të flasin sipas teorisë që ti shpike për trajner portierësh. Presidenti ka konfirmuar Egbo për sezonin tjetër me audio dhe video", tha Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga