
Sot, Wayne Rooney i ka dhuruar sot barazimin Manchester Unitedin, ku shënoi golin e barazimit ndaj Stoke City në fund të ndeshjes. Ndërkohë që me shënimin e këtij goli, Rooney është golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit, me 250 gola, duke lënë prapa legjendën Sir Bobby Charlton, me 249 gola.
Sir Bobby Charlton vizitoi në dhomat e zhveshjes kapitenin e “Djajve të Kuq”, për ta uruar atë për këtë arritje historike.
“Është nder për mua që bëhem golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United. Faleminderit Sir Bobby për fjalët e tij pas ndeshjes. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai në në Facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="75541"]