
Legjenda e Argjentinës, njeriu i cili çmendi botën e futbollit me magjinë e tij, Maradona, nuk heq dorë nga fusha e blertë. Diego-n do ta rishohim përsëri në fushë si trajner edhe pse u tërhoqë për disa kohë pas problemeve shëndetësore që pati. 58 vjeçari është i lidhur ngushtë me futbollin dhe duket se asgjë nuk do ta ndaj. Argjentinasi si futbollist ka shkëlqyer, por si trajner nuk ka patur asnjëherë të njëjtën histori. Maradona ka trajnuar ekipe si Racing Club, Dynamo Brest apo Dorados në Meksikë dhe kulmi i tij ishte Kombëtarja e Argjentinës në vitin 2008-210. Tashmë legjendën e futbollit do ta shohim përsëri trajner, këtë radhë në kategorinë e parë të Argjentinës me ekipin e Gimnasia. Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur nënshkrimin me Diego Maradonën.