
Hakan Calhanoglu nuk po i plotëson pritshmëritë në "San Siro", dhe kjo po I çon drejtuesit e skuadrës së Milanit për ta larguar turkun nga ekipi. Sikurse raporton "Calciomercato.com", gjithçka mund të marrë drejtim në merkaton e janarit.
Problemi më I madh I gjithë kësaj çështjeje është forma e dobët që po kalon turku, I cili nuk po e tregon të gjithë aftësinë e tij edhe kur trajneri Gennaro Gatusso po I jep mundësi.
Cesc Fabregas transferohet në Milano? Largimi i turkut do të ishte i dobishëm në lidhje dënimin nga UEFA. Mirëpo, nëse gjithçka duket të kryhet në merkaton e janarit, Chelsea dëshiron 12 milionë euro për spanjollin, edhe pse kontrata mbaron në fund të sezonit. Në këto kushte Milan duhet të bëjë llogaritë mirë, sepse për momentin ka për të mbyllur negociatat edhe për mesfushorin tjetër, që e kanë sjellë nga blutë e Londrës, Tiemoue Bakayoko, në formë huzimi, që, nëse duan ta mrrin, atëherë duhet të paguajnë 35 milionë euro në fund të sezonit.